Mitroviq: Koalicioni mbarëshqiptar do të zgjasë deri në fund të mandatit, ne nuk marrim pjesë në punimet e KK

0
268

Deputeti popullorë dhe shefi i bordit komunal të Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ka thënë për portalin Pçinjski 017 se koalicioni mbarëshqiptar do të zgjasë deri në fund të mandatit.

“Nuk besoj se shqiptarët nuk do të kenë shumicën për të mbajtur seancën e Kuvendit Komunal që pritet gjatë kësaj jave dhe nuk besoj në spekulimet se “gjoja“ nuk kanë shumicë. Konsideroj se koalicioni mbarëshqiptar do të zgjasë deri në fund të mandatit.

“Ne serbëve nuk na interesojnë grindjet e tyre ndërpartiake dhe përçarjet për interesa politike, apo nëse do të kenë kuorum për punë në seancën e ardhshme të Kuvendit të Komunës apo jo. Ne mbajmë qëndrim që të mos marrim pjesë në punimet e parlamentit lokal dhe kështu do të jetë edhe në seancën e ardhshme” ka thënë Mitroviq.

Paraprakisht kam patur takim me përfaqësuesin e listës rreth SPS-së, Dr. Stojança Arsiq dhe besoj se njeriu është në vite serioze dhe se do të mbajë qëndrimin e tij për të mos marrë pjesë në punimet e seancave të KK. Të njëjtin mendim e ndaj edhe me partitë në listë me Partinë Socialiste të Serbisë. Partia Përparimtare Serbe dhe partnerët tanë të koalicionit mbeten pranë qëndrimit të deritanishëm” ka potencuar Mitroviq./LajmiAL/