Në nnjë postim të Ambasadës të R. Shqipërisë në Zvicër është bërë e ditur se shkolla shqipe në sbtetin helvetik ka zgjeruar paralelet e saja.
Për këtë pa dyshim se merita të mëdha ka diplomacia shqiptare në këtë shtet e cila pa asnjë rezervë është duke bërë çmos që fëmijët shqiptarë të mos e harrojnë gjuhën amtare.

Postimi i plotë i Ambasadës së RSH në Bernë të Zvicrës
Në Aigle të Kantonit VAUD, “Shkolla Sqipe” në Zvicër hap dhe një klasë të re për mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë.
Në klasën e re shqipe, mësuese është Ardita Abazi, ndërkaq nga kjo javë pritet që të bashkohen dhe nxënës të tjerë. Mësimi shqip në shkollën e kësaj komune zhvillohet çdo të shtunë.
Ambasada e RSH-së në Zvicër, përfiton nga rasti t’u urojë suksese të mëtejshme nxënësve dhe mësueses Ardita Abazi!/Lajmi-AL/








