Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Demo Berisha, ka filluar turneun e tij të paralajmëruar së fundmi në këshillat nacionale të pakicave kombëtare.
Sipas njoftimit të ministrisë në fjalë Ministri Berisha ka vizituar Somborin, Ruski Kërsturin dhe Kullën, ku ka biseduar me përfaqësues të pakicave nacionale gjermane, rusie dhe ukrainase.
Vizitën e ka filluar me takimin me Kryetarin e Qytetit të Somborit, Antoni Ratkoviq, ku kanë diskutuae shembuj të praktikave të mira në mbështetjen e komunitetit lokal për pakicat kombëtare, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e ardhshme në punë të mëtejshme.
Ministri Berisha thuhet të ketë thënë se detyra e vetme e kryetarit të qytetit dhe ministrit përkatës është t’u ofrojë pakicave kombëtare gjithë mbështetjen e nevojshme për ushtrimin e mëtejshëm të të drejtave të tyre, me qëllim ndërtimin e lidhjeve të forta me popullin shumicë.
“Pakicat kombëtare duhet të ushtrojnë të drejtat e tyre, por këto të drejta nuk duhet t’i ndajnë ato nga populli shumicë, por përkundrazi të shërbejnë si një lidhje me ta. Pakicat kombëtare duhet të jenë një urë që lidh Serbinë me atdheun e tyre dhe traditat e larmishme të popullsisë pakicë. Duke punuar për të forcuar një lidhje të tillë, ne sigurojmë një të ardhme të sigurt për të gjitha pakicat kombëtare në Serbi dhe kultivojmë pasurinë e saj”, ka thënë Ministri Berisha.

Pas kësaj, Ministri Berisha është takuar edhe me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtare Gjermane, Michael Plaz dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtar Ruse, Joakim Rac dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Pakicës Kombëtar Ukrainas, Filip Pronek.
Tema dhe qëllimi i këtyre diskutimeve ishte përmirësimi i pozitës së komuniteteve pakicë dhe ofrimi i mbështetjes së nevojshme në tejkalimin e sfidave të caktuara në fushat e tyre të aktivitetit.
Sipas informacioneve që ka siguruar LajmiAL, Ministri Berisha është i gatshëm edhe për takimin me Kryetarin e Kësillit Kombëtarë Shqiptarë Enkel Rexhepin për të diskutuar për problemet dhe sfidat me të cilat po përballen shqiptarët në Serbi. Ministri është i gatshëm që të ofrojë ndihmën e nevojshme për tejkalimin e problemeve sikurse politike poashtu edhe financiare në këtë drejtim.












