Bejtullahu: Shpresa e koalicionit mbarë shqiptarë në Bujanoc nuk është SHUAR

0
398

Takimet mes pozitës dhe opozitës shqiptare në Bujanoc me ndërmjetësimin e OVL-UÇPMB-së edhe pse në pikëpamje të parë nuk duket të kenë dhënë ndonjë rezultat, në realitet intensiteti i kësaj çshtje është marrë me seriozitet nga të gjitha palët, sidomos nga pozita, gjegjësisht nga Fronti për Ndryshim, të cilët thuhet të kenë intensifikuar edhe takimet brenda koalicionit dhe partive të tyre për të parë mundësitë e një koalicioni gjithpërfshirës shqiptarë.

Sipas kreut të OVL-UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahut, zyrtarë me peshë nga Kosova edhe nga Shqipëria tashmë janë seriozisht të interesuar në këtë drejtim, që shqiptarët e Komunës së Bujanocit mos të jenë të diskriminuar, në veçanti në raport me romët dhe serbët, sikurse në aspektin e Administratës Lokale poashtu edhe në Ndërmarrjeve Publike.

Bejtullahu ka thënë për LajmiAL se, “Nuk ka një datë kur duhet të merret një vendim, por që kjo çështje është marrë me shumë seriozitet, kjo nuk ka diskutim. Duke e parë situatën e krijuar në komunën e Bujanocit shqiptarët aktualisht janë më të diskriminuarit”      

Pavarësisht se Kryetari i komunës Bujanocit Arbër Pajazitit, në deklaratën e tijë pas takimit të fundit kishte vendosur vija të kuqe për PD-në dhe PVD-në, duke lënë një shpresë për LPD-në, kjo me sa duket mund edhe të ndryshojë.

Nga ana tjetër letra e përbëashkët e tri subjekteve politike LPD, PD dhe PVD i dha një përgjigje Pajazitit se opozita edhe më tej është e unifikuar dhe do të veprojnë si një trup i vetëm.

Duke e ditur se në politikë asnjëherë nuk ka vija të kuqe që nuk shkelën, gjë që është dëshmuar edhe më parë, ndonëse kjo mund të ndodhë edhe në këtë proces, por që intensivisht është duke u punuar në këtë drejtim kjo është konfirmuar edhe nga Kryetari i OVL-UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahu për LajmiAL.