Dy të rinjë shqiptar nga komuna e Bujanocit të cilët janë shum aktiv në shoqërinë shqiptare në Luginë të Preshevës por edhe më gjerë, së fundmi talentin e tyre e kanë dëshmuar edhe në nivel ndërkombëtar.
Mili Ismaili dhe Liridon Alimi, tashmë edhe zyrtarisht janë çertifikuar “Ambasador të Paqës” nga Universal Peace Federation Switzerland, dhe kjo padyshim është një krenari për rininë shqiptare të Luginës së Preshevës, në veçanti të komunës së Bujanocit.
Edhe pse konkurrenca nuk ka qenë e lehtë për të prezantuar në një seminar në mesin e 50 shteteve nga i gjith globi, megjithatë këta dy emra nga komuna e Bujanocit tashmë do të figurojnë në “Universal Peace Federation Switzerland”


Postimi i Mili Ismailit
Në bashkpunim me Profesorin e nderum z. Tahir Shabani dhe njëherit Ambasador i paqës në Geneve të Zvicrrës , më datën 15 .05.2021 morëm pjesë Unë dhe Liridoni në konferencën Universal Peace Federation Switzerland ku morën pjesë 50 shtete online nga mbarë globi dhe pas një seminari shumë aktiv Ne të dy u çertifikuam tanimë si “Ambasador të Paqës “.
Faleminderit Federata Universale e Paqës Zvicër për organizimin e këtij Seminari Ambasador për Paqe. ✋🏼🇦🇱












