KK i Bujanocit sot do të mbajë seancën e radhës në të cilën në rend të ditës do të jetë edhe rishikimi i shqyrtimit të buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2020.
Kjo pikë ditëve të fundit ka aktivizuar paksa rrjetet sociale të disa individëve të vetshpallur profesionistë të skenës mediale, e që kanë marrë mundin të ndikojnë në vendimet e organit më të lartë të KK të Bujanocit.
LajmiAL për qenë transparent dhe përcjellë informacione zyrtare te opinion, ju sjellë edhe qëndrimet e këshilltarëve të PD-së subjektit me numër më të madh të këshilltarëve në komunën e Bujanocit.

Lidhur me këtë shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së Jetmir Memeti i ka thënë LajmiAl se, “E kuptoj shqetësimin e disa gazetarëve, por Partia Demokratike do të veprojë vetëm në bazë të ligjit.
Nuk i nënshtrohemi presionit të askujt dhe pushteti që udhëheqim bazohet duke respektuar ligjet në fuqi dhe vullnetin e qytetarëve, por jo edhe presioneve e shantazheve nga kushdo qoftë” ka thënë Memrti.
LajmiAl edhe më parë ju ka raportuar mbi gjendjen e mediave dhe tentimit të keçpërdorimit të parasë publike nga media të caktuara, e do të vazhdojë edhe në të ardhmën të raportojë mbi çdo keçpërdorim të parasë publike./LajmiAL/












