Bujanoc: Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19

0
414

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 601 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1734 kontrolla prej tyre 1648 të rritur dhe 89 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 163 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 17.12.2020 ka qenë 111, prej tyre 101 të rritur, dhe 10 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 27 analiza, prej tyre 11 person kanë rezultuar pozitiv, ndërsa me PCR test 4 persona kanë rezultuar pozitiv kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 15 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/