MASA NDËSHKUESE PËR UZURPUESIT E HAPËSIRAVE PUBLIKE

0
292

Drejtoria e Inspekcionit pranë komunës së Bujanocit gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksionin për lirimin e hapësirës publike. Tregatarëve ambulant iu është dhënë urdhëresë që t’i lirojnë hapësirat publike dhe t’i pastrojnë menjëherë mbetjet.

E njejta vlenë edhe për pronarët e automjeteve të cilët parkojnë automjetet e tyre në trotuarë.

Kjo masë është ndërmarrë për ta rregulluar komunikacionin dhe qytetarët të kenë lëvizje më të lehtë thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit. /Lajmi-AL /