Ministri i Arsimit i Serbisë Branko Ruzhiç ka deklaruar sot se mënyra e fillimit të procesit edukativo arsimor nga 1 shtatori varet nga rekomandimet e Shtabit të Krizave dhe ka porositur se pa vaksinimin në nivel të kënaqshëm ndoshta nuk do të jetë e mundur që viti i ardhshëm shkollor të organizohet në mënyrë të rregullt.
Ruzhiç ka thënë se Ministria është e gatshme për të gjitha opsionet, por është më së miri që ky vit shkollorë të fillojë në mënyrë të rregullt dhe kështu edhe të përfundojë në korrik të vitit të ardhshëm.
Modeli i mësimit nga 1 shtatori do të varet nga ata të cilët edhe deri më tash i kanë dhënë rekomandimet, gjegjesisht nga stafi i epidemiologëve të Shtabit të Krizave, ka thënë Ruzhiç. /Lajmi-AL/








