Ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit ka mgulfatur çdo vendkalim kufitarë me Serbinë, ata po detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë gjegjësisht dalë nga Serbia.

Në këto momente vendkalimi kufitarë në Konçul është i stërngarkuar nga kolona, sipas lexuesve të LajmiAL të cilët na kanë dërguar foto, thonë se deri në tri orë mund të ndodhë që automjeti i fundit do të duhet të pres për të arritur deri te kontrolla e dokumenteve.

Sipas udhëtarëve arsyeja e kolonës 12 ditë para Vitit të Ri është paralajmërimi se Serbia do të fus masat e reja për testin PCR për çdo qytetar të huaj që hyn në Serbi.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, është shtyer afati për testin PCR deri më 21 dhjetorë të hënën, si dhe testi PCR nuk do të jetë i nevojshëm për udhëtarët tranzit nëpër Serbi./Lajmi-AL/












