Bujanoc: Po bie numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me Covid-19

0
343

Në komunën e Buajnocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 614 persona. Në muajin dhjetorë janë kryer gjithsej 1866 kontrolla prej tyre 1769 të rritur dhe 97 fëmijë.

Në dhjetorë numri i të infektuarve ka arritur në 176 persona. Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit Dalliborka Pavlloviq numri i kontrollave në datën, 19.12.2020 ka qenë 32, prej tyre 30 të rritur, dhe 2 fëmijë.

Me test Antigjen janë kontrolluar 12 analiza, prej tyre 8 person kanë rezultuar pozitiv, ndërsa me PCR test 0 persona kanë rezultuar pozitiv kështu që gjithsej nga të dhënat e fundit në komunën e Bujanocit janë 8 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit shtatzëna të infektuara nuk ka patur dhe as punonjës shëndetësorë./LajmiAL/