Kryetari i komisionit për OJQ pasi mësoi pyetjen: “HAJT TUNG” se nuk jap përgjigje!

0
332

Konkursi për ndarjen e mjeteve për Organizatat Joqeveritare i shpallur dhe përfunduar në komunën e Buajnocit, si duket më shumë i ka shërbyer apetiteve të të punësuarve të Administratës lokale se sa profesionalizmit.

Ky komision përveç që i ka ndarë mjete OJQ-ve që kanë për themelues persona të punësuar në Administratë dhe të tjerë shumë të afërm me ta, i njeti ka refuzuar OJQ me përgjigje qesharake, pa asnjë bazë ligjore dhe mbi të gjitha, ka refuzuar OJQ të cilat sipas këtij komisioni kanë përfituar në konkursin për media, gjë që në asnjë fajali të konkursit të shpallur nuk ndalohet apo ceket, se, OJQ-të të cilat kanë përfituar në konkursin për media nuk kanë të drejt të konkurojnë në konkursin për ndaqrjen e mjeteve Organizatave Joqeveritare.

Po i njejti komision, shumat më të mëdha financiare në këtë konkurs ia ka ndarë personave të punësuar në administratën lokale e që mund të jetë konflikt interesi, nëse zbatohet Ligji?

Nëse për të gjitha këto ka qenë në dijeni kryetari i komisionit Bejxhet Selimi, kjo mabse nuk do përgjigje, por përgjigjë e tijë në këtë rast dhënë LajmiAL ishte e shkurtë me nervozë dhe mbyllje të telefonit, edhe pse në mnyrë të qetë dhe shumë të qartë iu shtrua pyetja.

A ka mundësi të na sqaroni nëse në konkurs ka qenë e cekur se OJQ-të të cilat kanë marrë mjete në konkursin për media nuk kanë të drejt të përfitojnë në konkursin për OJQ?
A është konflikt interesi nëse OJQ-ve që kanë për themelues përsona që janë të punësuar në Administratës lokale iu ndahen mjete për OJQ-të e tytre?

“Po unë jamë kryetarë i komisionit, unë nuk jamë i obliguar që ti japë përgjigje të gjithëve, dhe nuk dua të flas, HAJT TUNG” ishte kjo përgjigja “shumë e qart” e Selimit, pasi mësoi se lidhur me çka ia bëmë pyetjen.

Ndaj vendimit të këtij komisioni, OJQ-të që konsiderojnë se iu është bërë e padrejtë, mund të paraqesin ankesa në shkallë ne dytë, Këshillin Komunal, në afatin e caktuar ku edhe do të shqyrtohen të njejtat./LajmiAL/