Bujanoc: Ligji mbronë furrat, çmimet e bukës mund ti përcaktojnë sipas dëshirës, popullata mbetet e diskriminuar

0
245

Pas disa tentimeve për të marrë një përgjigje më konkrete nga Ministria gjegjëse për rritjen drastike të çmimeve të bukës në komunën e Bujanocit, arrinë përgjigja e cila nuk do ti kënaqë shumë popullatë të cilët janë të detyruar të paguajnë çmimin e bukës, ndër më të shtrenjtin në Sërbi.

Përgjitja nga Katarina Markoviç, Ministria e tregëtisë, turizmit, dhe telekomunikacionit, Sektori për tregëti është si më poshtë:

“Sipas rregulloreve të Republikës së Serbisë, çmimet në treg  formohen në mënyrë të pavarur dhe lirshëm në varësi të furnizimit dhe kërkesës në tregjet individuale.

Në përputhje me këtë, për rastin konkret nuk ka bazë për nsije të procedurës së inspektimit sepse shteti nuk përcakton çmimet e bukës dhe produkteve të furrës.

Ju kujtojmë se nga 1 shkurti 2019, nuk vlenë më Rregullorja për kufizimin e lartësisë së bukës të bërë nga mielli i llojit 500, “Sava”, i cili përcaktonte çmimin maksimal të bukës deri në 46 dinarë.

Kujtojmë se në rast se vie deri te ndryshimet drastike në tregun e Republikës së Serbisë, shteti ka mekanizma për të reaguar, veçanërisht pasi që bëhet fjalë për një nga ushqimet themelore ushqimore.” Kjo është përgjigja nga Ministria e lartpërmendur.

Pavarësisht kësaj pushteti lokal edhe pse nuk ka nën kompetenca inspekcionin e tregut, është vetqeverisje lokale dhe ka kmptenecna si dhe autoritet që të ndërmarrë, gjegjësisht inicojë procedura për verifikimin e kësaj çështje dhe ti dalë në ndihmë populates, gjë e cila nuk po ndodhë.

Pas një hulumti të bërë, mësohet se nuk është vetëm buka e cila ka çmimin më të lartë në krahasim me Vranjën, janë edhe shum produkte tjera të cilat dallojnë për nga çmimet.

Luleshtrydhet për dallime me Vranjën janë më të shtrenjta për rreth 100 dinarë kilogrami, çmimet më të shtrenjta mbajnë pemët dhe perimet, gjithashtu edhe medikamentet por edhe shumë produkte tjera deri ushqimoret.

Pavarësisht se komunat e Bujanocit dhe Preshevës bëjnë pjesë ndër komunat më të pazhvilluara në Sërbi, për sa i pëket çmimeve ato pothuajse krahasohen me metropole, megjithatë mbetet barrë e kompetentëve që të ndërmarrin masa në këtë drejtim dhe ti dalin në ndihmë popullatës./LajmiAL/