Kryetari i KK të Preshevës Salihu falënderon komunën e Bujanocit për mbështetje

0
274

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës Sami Salihu përmes një postimi në profilin e tijë ka falënderuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe drejtorin e NP Komunalisë Ruzhdi Halilin për mbështetje në këto ditë të vështira vendbanimeve në komunën e Preshevës.

Postimi i plotë i Salihut

Kur jemi bashk gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë.
Karavanit të ndihmës ndaj Preshevës e konkretisht fshatit Rahovicë e Raincë i’u bashkangjit edhe Komuna e Bujanocit e cila nën mbikqyrjen direkte të drejtorit të NP. “Komunalia” u angazhua që përmes cisternës së ujit të bëjë pastrimin e rrugëve e rrugicave që ishin të mbuluara nga balta e vërshimeve të ndodhura.
Faleminderim i veçant udhëheqësisë së Komunës së Bujanocit, konkretisht Kryetarit të saj z.Nagip Arifi, drejtorit të NP. “Komunalia” z.Ruzhdi Halili dhe punëtorëve të saj.