KRYETARI ARIFI SOT KA NËNSHKRUAR 104 URDHËRESA PËR PAGESË NGA 140.000 DINARË BIZNESEVE LOKALE

0
348

Pas nënshkrimit të kontratave javën e kaluar mes komunës së Bujanocit dhe bizneseve lokale, përfitues të programit për përkrahjen dhe avancimin e bizneseve lokale, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka nënshkruar 104 urdhëresa në vlerë 14.560.000 dinarë (124.000 euro), ku çdo biznes ka përfituar nga 140.000 dinarë.
Përfituesit e mjeteve janë shprehur tejet të kënaqur, sepse këto mjete do tu mundësojë që të avancojnë me biznesin e tyre, sidomos paisjeve, por ndikim të rendësishëm do të kenë edhe në rritjen e numrit të vendeve të punës.
Kujtojmë se gjatë tri viteve të fundit, gjegjësisht për vitet 2021, 2022 dhe 2023 komuna e Bujanocit ka ndarë gjithsej 56 milionë dinarë apo 476.550,00 euro, me qëllim avancimin e bizneseve lokale.
Ditëve në vijim do të nënshkruhen kontratat edhe me bujqit të cilët kanë përfituar të drejtën e subvencionimit nga konkursi i fundit i komunës së Bujanocit.