Ministri i Financave Sinisha Mali ka thënë sot se aplikimi i fëmijëve për ndihmë financiare prej 10.000 dinarësh ka përfunduar mbrëmë dhe se për këtë lloj ndihme janë regjistruar 1.100.668 fëmijë.
Ai deklaroi në Tv Pink se shuma do të paguhet për fëmijët në datat 25 dhe 26 shtator.
“U regjistruan 840 mijë prindër, nëna dhe baballarë beqarë. Kjo vetëm tregon se këtë masë e kemi bërë në mënyrën e duhur dhe e kemi zbatuar në kohën e duhur. Është shtator, shkolla ka filluar, të gjithë kanë nevojë për ndihmë. E patë që një mënyrë shtesë për të luftuar inflacionin”, tha Mali.












