Kryetari Arifi pret këshilltarët e Presidentit të Shqipërisë

0
190

Postimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi:

Sot, pata kënaqësinë t’i mirëpres dy këshilltarët e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, z. Flamur Gashi dhe z. Tedi Blushi, të cilëve i shpreha edhe një herë mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre në ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në instancat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së fundi, me ndihmën e këtyre dy këshilltarëve, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Meta dekoroi dy personalitete të njohura nga komuna e Bujanocit, Ridvan Qazimin – Komandant Lleshi dhe Llukman Halilin, me ç’rast vizituam muzeun e komandantit dhe familjen e tij, si dhe përuruam pllakën përkujtimore të Llukman Halilit të vendosur në hyrje të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/