Në shenjë kujtimi për të madhin Llukman Halili, ne sot po e bëjmë përurimin e çezmës për bashkëfshatarin tonë, i cili sa qe gjallë nuk u ndal së punuari jo vetëm për Tërnocin, por për gjithë Shqipërinë, thuhet në njoftimin e BL të Tërnocit.

Në njoftim gjithashtu thuhet:
Në emër të Bashkësisë Lokale të Tërnocit, e kemi thirrur këtë përurim të kësaj çezme, të cilën ia kemi kushtuar vëllait, mikut, shokut tonë të dashur Llukman Halili.
Në këtë përurim përveç udhheqsve të institucioneve Lokale morën pjesë edhe këshilltari i Presidencës së Republikës së Shqipërisë si dhe miq nga Kosova.

Po ashtu për nderë të Llukit familja dhe shokët e tij ia dhuruan dy tavolina parkut të fshatit.
Krejt në fund Bashkësia Lokale ftoi të pranishmit për një koktej rasti, thuhet në njoftimi. Në këtë evenimet i pranishëm përveç familjarëve dhe bashkëvendasve të Llukmanit ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi./Lajmi-AL/














