Kryesuesi i listës për parlamentaret, pengesa e vetme për përpilimin e listës së unifikuar. Partitë politike shqiptare edhe sot pa marrëveshje

0
391

Takimi i sotëm i thirrur nga APN, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen me 3 prill, jo se nuk mblodhi të gjitha subjektet politike, por as qëndrimet e atyre që kanë marrë pjesë nuk janë përafruar, ka mësuar LajmiAL.

Përderi sa APN thirret në marrëveshjen e Tiranës e cila sipas këtij subjekti politik APN-nën e radhit të parën në listë në këto zgjedhje, PVD nga ana tjetër me këmbëngulje është që kandidati i sajë, i cili tashmë edhe është nominuar nga partia të kryesojë listën.  

Edhe takimi i sotëm i përfaqësuesve të partive politike në Luginë ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret, e sipas burimeve brenda këtij takimi, për momentin nuk mund të thuhet se qëndrimet janë përafruar, dhe lista e unifikuar si duket është më larg se 3 prilli.

Pavarësisht qëndrimeve, për kryesimin e listës, subjektet politike deklarohen se në zgjedhjet parlamentare duhet të dalin të unifikuar!

Takimi i sotëm i thirrur nga APN ishte takim konsultativ, ndërsa ditëve në vijim priten qëndrimet zyrtare të partive karshi listës së unifikuar, meqë edhe koha për dorëzimin e listës po afrohet.

Pjesmarrës në takimin e sotëm ishin përfaqësues të APN-së, PVD-së, PD-së, LR-ë, LPD-së dhe UDSH-së ndërsa munguan përfaqësues të PDSH-së./LajmiAL/