Arifi: PVD e ka problem kësaj here me pranu që të radhitet e dyta në listën e unifikuar

0
380

Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi pas takimit me sbjektet politike shqiptarë ku ëhstë diskuruat për përpilimin e listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, ka thënë se, “shumica e partive pranojnë Listën e unifikuar me formulën e radhitjes sipas fuqis së votes”

Arifi gjithashtu ka theksuar se, “fuqia politike e determinon radhitjen. Marrëveshja e Tiranës është bazë, aty nuk ka kompromis sepse çdo tentativ tjetër është tentativ tendencioze”.

Sipas kryetarit të APN-së, “shumica e përfaqësuesve të partive politike janë PRO listës së unifikuar dhe radhitja e kandidatëve të bëhet sipas formulës, fuqia e votës në tri komuna duke rrespektuar Marrëveshjen e Tiranës.

PVD e ka problem kësaj here me pranu që të radhitet e dyta në listën e unifikuar” ka thënë Arifi pas takimit me përfaqësuesit e partive politike./LajmiAL/