Mijëra qytetarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që jetojnë në Kosovë, prej vitesh autoritetet e Serbisë i kanë larguar nga regjistrat civilë, temë kjo e cila është duke u përfolur ndër vite.
Sip pasojë e gjithë kësaj të shpërngulurve u është pamundësuar pajisja me dokumente të për shkak të pasivizimit.
Kjo u është bërë pengesë edhe në procedurën për ta marrë shtetësinë e Kosovës, meqë në procedurë, Ligji mbi shtetësinë i kërkon dokumente valide të shtetit tjetër, shkruajnë mediat kosovare.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e shumë reagimeve dhe ankesave të deritanishme të të shpërngulurve e cila kohëve të fundit ka nisur të dëgjohej edhe tek institucionet kosovare, e që pritet të inicohet edhe në ndryshimin e Ligjit me qëllim që të shpërngulurit të pajisen me dokumente të Kosovës.












