Po vjen vala e ftohtit, ja ku priten ditët me acarë

0
311

Bazuar në rezultatet më të fundit të modeleve numerike të klimës për parashikimin sezonal të motit (në përputhje me konsensusin e parashikimeve të Forumit për parashikimet klimatike për Europën juglindore), në Serbi pritet dimër me temperaturat e ajrit mbi mesataren dhe sasinë mesatare të reshjeve, kanë deklaruar nga Instituti Republikanë Hidrometeorologjik.

“Parashikimet klimës tregojnë se temperatura e ajrit gjatë dimrit 2021/22. në Serbi, të jetë mbi mesataren shumëvjeçare, me devijime në +1°C.

Vlerat e pritshme mesatare të temperaturës së ajrit të dimritdo të jenë në një interval nga 1° deri në 5°C në zonat më të ulëta, ndërsa  nga -3° deri në -1°C në zonat malore” ka thënë Drejtori i IRH-së.

Parashikimet janë që gjatë dhjetorit, janar dhe shkurt, numri i ditëve me acarë, me temperaturë minimale të ajrit, më të ultë se 0°C në zonat më të ulëta, sidomos në zonat rrafshta, do të jetë në interval prej 35 ditësh në pjesën e Serbisë veriore dhe qëndrore, ndërsa deri në 60 ditë në disa pjesë në Lindjen dhe juglindje të vendit.

Në zonat malore të Serbisë priten nga 65 në 85 ditë me acarë. Në disa pjesë të Serbisë qendrore dhe jugore, pritet të ketë deri në 7 ditë me acarë, me temperaturë maksimale më të ulët se 0ºC, deri në 17 ditë me acarë në lindje të vendit dhe pjesën e Vojvodinës. Në zonat më të larta, gjatë dimrit, pritet nga 25 deri në 45 ditë me acarë.

Gjatë gjysmës së dytë të dimrit, ekziston mundësia për shfaqjen e valëve të ftohta