Korona akoma prezente në mesin tonë, 2 në Preshevë dhe 1 në Bujanoc

0
183

Pandemia e virusit korona edhe më tej vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, veçanarisht në komunën e Bujanocit, e cila rrallherë po i shmanget rasteve të të infektuarve.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e Shëndetit edhe interesimi për imunizim ka rënë dhe qytetarët po hezitojnë që të paraqiten për vaksinim.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 153 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 13 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër 8 janë nga Vranja, nga 2 raste kanë Presheva dhe Surdulica dhe 1 nga Bujanoci

Në komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë./LajmiAL/