Bazuar në rezultatet e fundit të modeleve numerike të klimës për parashikimin sezonal të motit, në Serbi priten vera më të ngrohta dhe më të thata krahasuar me verën e vitit 2021, thotë për Kurir prof. Dr. Jugosllav Nikoliq, drejtor i ERH.
“Parashikimet klimatike tregojnë se temperatura e ajrit gjatë verës së vitit 2022 në Serbi do të jetë mbi mesataren shumëvjeçare me një devijim deri në plus dy gradë.
Vlerat e pritshme të temperaturës mesatare të ajrit të verës do të jenë në intervalin nga 21 deri në 24 gradë në rajonet e ulëta, dhe nga 13 deri në 17 gradë në zonat malore” tha ai dhe shtoi se do të kemi edhe ditë tropikale.
“Ka gjasa që gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht në shumicën e pjesëve të Serbisë, numri i ditëve tropikale me temperaturë maksimale të ajrit mbi 30 gradë të jetë në intervalin prej 30 deri në 55, kurse në male deri në pesë ditë.
Ekziston mundësia e valëve të të nxehtit gjatë korrikut dhe gushtit” thotë Nikoliq dhe shton se parashikimet klimatike tregojnë se sasia e reshjeve të verës do të jetë nën mesataren shumëvjeçare.
“Sasia sezonale e reshjeve është në intervalin nga 120 mm deri në 240 mm në rajonet e ulëta, dhe në zonat kodrinore dhe malore nga 190 deri në 250 mililitra.
Parashikohet që numri i ditëve me reshje mbi 0,1 mililitra gjatë stinës së verës në rajonet e ulëta të jetë në intervalin prej 18 deri në 28, kurse në male deri në 36 ditë” përfundon Nikoliq.








