Drejtorët e Organizatës Turistike Shuajb Neziri dhe i Shtëpisë së Kukturës Jetmir Ismaili po marrin pjesë në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

“Në Asamblenë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, me bashkëpjesëmarrësit e komunave anëtare të unionit bashkëbiseduam dhe diskutuam për projektet e zhvilluara gjatë kësaj kohe si dhe iniciativën e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar modalitetet e agroturizmit nëpër komunat tona.
Si komunë e Bujanocit nëpërmjet Organizatës Turistike do të japim kontributin tonë për zhvillimin e agroturizmit si dhe bashkërendimin me komunat që kanë zhvilluar këto projekte për shkëmbimin e ideve dhe modaleve më të mira” ka shkruar në postimin e tij Neziri./LajmiAL/













