Haliti: Do të agazhohem me tërë kapacitetin intelektual e moral, që çështjen shqiptare ta mbroj e ta avancoj edhe më tej

0
199

Kandidati për kryetarë të KKSH-së nga Partia Demokratike Agim Haliti, është zotuar se do të agazhohet maksimalisht, me tërë kapacitetin intelektual e moral, që çështjen shqiptare ta mbroj e ta avancoj edhe më tej.
Të nderuar shqiptarë të Luginës dhe më gjërë,

Sonte, Partia Demokratike me seli në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur ka vendosur njëzëri që unë të jem kandidat për kryetar në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 13 Nëntor 2022.

Duke parë rëndësinë që ka Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe fushat në të cilat është kompetent ky institucion, do të agazhohem maksimalisht, me tërë kapacitetin intelektual e moral, që çështjen shqiptare ta mbroj e ta avancoj edhe më tej.

Kjo detyrë e re për mua është më shumë përgjegjësi se sa privilegj. Përkrahja e fuqishme dhe e parezervë e Partisë Demokratike për kandidimin tim për zgjedhjet në KNSh është një sfidë e radhës, të cilës do t’i prij.

Uroj që fushata elektorale të zhvillohet në frymë e lirë dhe demokratike, dhe të garojmë me programet tona politike, që në fund të fundit do të jenë në dobi të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këto troje.

Na prift e mbara!