KOMUNA E BUJANOCIT KA PAGUAR 850.250,00 DINARË PËR KOMPENZIMIN E DËMEVE NË BUJQËSI GJATË VËRSHIMEVE

0
325

Kryetari i Komunës së Bujanocit sot ka kryer ekzekutimin prej 850.250,00 dinarëve për kompenzimin e dëmeve në bujqësi gjatë vërshimeve që kapluan komunën tonë në fillim të muajit janar të këtij viti. Kjo pagesë është kryer pas aplikimit për kompenzim të dëmeve nga ana e bujqëve, si dhe pas verifkimit të dëmeve nga ana e komisionit komunal.

Dëmet e shkaktuara nëpër shtëpi do të kompenzohen menjëherë kur Zyra për Menaxhimin e Investimeve Publike e Qeverisë së Republikës së Serbisë të transferojë mjetet e parapara për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Kujtojmë, që një shumë prej 200.000,00 euro janë ndarë nga ish Qeveria e Republikës së Kosovës për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e janarit.