Kryetari i komunes së Bujanocit Nagip Arifi përmes rrjetit social ka bërë të ditur se është hakuar profili i tij privat, duke ia shlyer postimin lidhur me eventin Përkujtimore të Komandant Lleshit.
Për këtë Arifi ka akuzuar hakerët serb të cilët kanë ndërhyrë në profilin e tijë.

Postimi i plotë i Arifit
E pa pranueshme reagimet e kibernetikës Serbe të nderhyjnë në profilin tim privat dhe të shlyejnë postimin për eventin e djeshëm Përkujtim të Komandant Lleshit.
Në konsultim me disa njohës të kësaj lëmie kjo ka ndodhë me pretekstin se postimi dhe fotot kanë qenë nxitje ndëretnike.
Të jemi të qartë Historia e shkruar me gjakë, nuk mundë të shlyhet me veprime të nivelit të tillë dhe me asgjë tjetër, ka shkruar kryetari Arifi.
Këtë gjest e ka akuzuar edhe shefi i kabinetit Sali Salihi.
Fshirja e postimit të kryetarit të Bujanocit për përkujtimin e Komandant Lleshit nga hakerat serbë cënon rëndë privatësinë e qytetarëve dhe është tendencë për ta destabilizuar vendin.
Kjo ndërhyrje e hakerave vjen menjëherë pas reagimit të djeshëm të radikalëve serbë të cilët kërkuan nga Qeveria e Serbisë që ta shkarkojnë kryetarin Nagip Arifi pasi që po shpërndanë urrejtje.
Postimet mund edhe të fshihen, madje një ditë mund edhe të mos ekzistojë Facebook-u, por heronjtë do të përkujtohen gjithmonë.
Komandant Lleshin e kemi përkujtuar për 20 vjet rresht, do ta përkujtojmë edhe 2000 të tjera, ngase ai ishte njeriu më liridashësi dhe më paqësori. Aq shumë e deshti lirinë, sa që dha edhe jetën e tij për të, ka shkruar Salihi. /Lajmi-AL/












