KOLONA TË MËDHA NË VENDKALIMET KUFITARE. Në Preshevë, më kritike, kolonat drejt Maqedonisë së Veriut janë të gjata 3 kilometra

0
228

Përveç “udhëtimit të mbarë dhe vozitjes së sigurt”, qytetarët e Serbisë që sot kanë shkuar në detin Adriatik, Greqi, Bullgari apo po kthehen në vend, duhet të armatosen me një dozë të madhe durimi, pasi situata në pikat kufitare janë tashmë kritike.

Dita e parë e korrikut, tradicionalisht ka shkaktuar turma të mëdha në pikat kufitare në të gjithë vendin, dhe megjithëse në faqen zyrtare të AMSS, koha e kalimit për drejtimet Hungari, Kroaci, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria është rreth gjysmë ore, sipas qytetarëve që janë rrugës për në det, situata është disi ndryshe.

Kolona prej tre kilometrash në Preshevë

Për shembull, në vendkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc, sipas AMSS. Pritja është gjysmë ore për të dalë nga Serbia, ndërsa në hyrje pritja është një orë.

Nga ana tjetër dëshmit e qytetarëve që vetëm se janë në këtë vendkalim kufitarë dhe të cilët i kanë publikuar edhe fotot, pritja ka qenë mbi dy orë dhe në një moment kolona e automjeteve ka qenë 3 kilometra para hyrjes në Maqedoninë e Veriut.

https://kamere.amss.org.rs/