Arrestohet preshevari i tretë për ngjitjen e posterave në qytetin e Vranjës 

0
354

Pjesëtarët e MPB-së në Vranjë, në vazhdim të aksionit efektiv kanë arrestuar Q.R. (2001) nga komuna e Preshevës, i dyshuar se së bashku me B.S. dhe Z.I. të cilët tashmë janë arrestuar, kanë ngjitur postera me fotografinë e Veran Matiqit dhe përmbajtje fyese.

Dyshohet se posterat i kanë vendosur në disa lokacione në Vranjë, natën e 25 qershorit të këtij viti, së bashku me një person tjetër të cilin policia e ka identifikuar dhe ka nisur kërkimet policore.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të rrezikimit të sigurisë, të dyshuarit me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë i është caktuar masa e mbajtjes në kohëzgjatje deri në 48 orë dhe i njëjti do të dërgohet në prokurorinë kompetente me aktakuzë. kallëzim penal