Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës sot e kërkoi votën në Nasalcë dhe Letovicë

0
367

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare tw 3 prillit sot ka mbajtur fushatën zgjedhore në dy vendbanimet në komunën e Bujanocit, Nasalcë dhe Letovicë.

Kandidatët për deputet në parlamentin e Sërbisë, Shaip Kamberi dhe Sali Salihu edhe njëherë potencuan rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe angazhimin e popullatës që në parlamentin e Sërbisë shqiptarët të përfaqësohen me tre deputetë.

Sikurse Salihi poashtu edhe Kamberi por edhe Musliu kërkuan mobilizim gjithpërfshirës më 3 prill me qëllim që shqiptarët të jenë denjësisht tw përfaqësuar dhe problemet e shqiptarëve të paraqiten në instancat më të larta shtetërore.

Pasivizimi, diskriminimi në shumë fusha dhe shumw problem tjera me tw cilat po ballafaqohen popullata shqiptarë, sipas Salihit, Kamberit dhe Musliut, janë çështje jetike që Beogradi zyrtarë duhet ti ndëgjojë dhe këtë më së miri e bëjnë përfaqësuesit e vet shqiptarëve.