Euro dizeli shtrenjtohet për 10 dinarë

0
288

Çmimi i ri maksimal i euro dizelit është 198 dinarë, ndërsa benzinës – Euro premium BMB 95 – 176,05 dinarë, njoftoi Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë.

Përderisa çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar edhe në shtatë ditët e ardhshme, çmimi i euro dizelit është më i lartë për 10,77 dinarë, që është një rritje prej gati gjashtë për qind në krahasim me javën e kaluar.