Këshilli komunal ndanë 360 mijë dinarë nga mjetet e Trupit koordinues për Shtëpinë e shëndetit për shkak të gjendjes së Covid-19

0
496

Këshilli Komunal sot ka mbajtur mbledhjen e 8 me radhë në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar 9 pika të rendit të ditës. Anëtarët e Këshillit komunal në udhëheqjen e kryetarit Nagip Arifit kanë aprovuar programin e punës me planin financiarë për vitin 2021 të NP Komunalia.

Gjatë raportimit të kësaj pike nga përfaqësuesi i Komunalisë u tha se është për tu habitur fakti sa i përket pagesës së faturave të ujit, ku shtresa e popullatës të cilët jetojnë me të ardhura shum më të vogla janë pagues shumë më të rregullt në krahasim me ata që kanë të ardhura më të mëdha.

Sa i përket propozim aktvendimit për përdorimin e rezervave buxhetore 132.500 dinarë do të ndahen për blerjen e shenjave të komunikacionit vertikal dhe horizontal.

Ndërkaq Shtëpis së shëndetit iu janë ndarë nga mjetet e Trupit koordinues 360.000 dinarë në bazë të kërkesës së Trupit koordinues për pajisje për Covid-19.

Këshilli komunal sot ka ndarë edhe 5.000 euro për Zyren për të Rinjë donacion nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd për pajisje të zyres.

Kërkesa e Entit parashkollorë “Gëzimi Ynë” për pranimin e dy punëtorëve me kohë të caktuar është refuzuar pr arsyeje se kanë tejkaluar buxhetin e parapërë dhe se kanë mundësi të sistematizimit të punëtorëve të tjerë, gjithashtu edhe dy ankesat e studentëve që nuk kanë përfituar bursa nga konkursi i Trupit koordinues janë refuzuar për arsyeje se nuk i kanë plotësuar kushtet e konkursit./Lajmial/