Covid-19 ka hyrë në çdo ndërmarrje në komunën e Bujanocit, Administrat lokale për momentin nuk ka zyrtarisht të infektuar

0
577

Pas një periudhe rreth 3 javë që kur Administrata lokale dhe ndërmarrjet publike kishin filluar të punojnë me kapacitete të prgjysmuara për shkak të pandemisë, nga sot gjithçka është duke funskionuar me kapacitete të plota.

Sipas informative që ka siguruar Lajmial, për shkak të fundvitit dhe  rritjes së vëllimit të punës Administrate lokale por edhe ndërmarrjet publike janë detyruar që ti kthejnë kapacitetet e plota të shërbimeve.

Nga burimet brenda Administratës lokale të infektuar me virusin korona brenda administratës nuk ka, por nuk do të thotë se gjendje e njejtë është edhe te ndërmarrjet publike.

Të dhënat e siguruara nga Lajmial tregojnë se një numër jo i vogël i punonjësve në isntitucionet që kanë për themelues pushtetin lokal janë të infektuar me Covid-19.

Ajo që tashmë zyrtarisht dihet është se në Entin parashkollorë “Gëzimi Ynë” janë disa të infektuar, të infektuar ka edhe në Shtëpinë e Kulturës, Ndërmarrjen Publike “Komunalia”  dhe Barnatoren e qytetit.

Virusi korona nuk ka kyrsyer as shkollat por edhe as ndërmarrjet tjera në komunën e Buajnocit.

Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm në muajin dhjetorë pozitiv kanë rezultuar 70 persona në komunën e Bujanocit./Lajmial/