“MËSE 20 VJET NUK KEMI DIÇKA TË NGJAJSHME” Më shumë se 1000 persona me kollë të MADH në Serbi

0
149

Në Serbi, kollitja e madhe është konfirmuar në 1020 persona deri më 7 janar dhe çdo rast tjetër është tek fëmijët e moshës 10 deri në 14 vjeç, sipas të dhënave të Institutit “Batut”. Shumica e të sëmurëve u raportuan në rrethin Juzhnobaçki dhe Beograd, ku u raportua edhe epidemia. Ekspertët e shpjegojnë këtë me shtrirjen e reduktuar të vaksinimit dhe faktin që vaksinat na mbrojnë për rreth 10 vjet.

Kollitja e madhe tashmë ka përfshirë tërë Serbinë, raste të shumta janë evidentuar edhe në Spitalin e Vranjës, ndërsa nuk ka mbetur mbrapa edhe komuna e Bujanocit. Pacientë të shumtë kanë kërkuar ndihmën mjeksore.