Al-Khelaifi: Messi nuk tregoi respekt ndaj PSG-së

0
367

Lionel Messi u largua nga Paris Saint-Germaini gjatë verës së vitit të kaluar pa arritur të linte gjurmë.

Madje, ylli argjentinas u largua prej Parisit në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ai u kontestua nga tifozët, të cilët nuk ishin të kënaqur me paraqitjet e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, ata e kishin fyer 36 vjeçarin dhe e kishin vërshëllyer.

Dhe, kur u largua nga “Parku i Princave”, Messi nuk tregoi respekt për parisienët dhe nuk i përmendi askund.

“Nëse dikush flet keq për PSG-në pas largimit, kjo nuk është e mirë. Ky nuk është respekt”, deklaroi Al-Khelaifi.

Messi i kaloi dy vjet në PSG, ku ishte transferuar si lojtar i lirë.

Më pas, gjatë verës iu bashkua Inter Miamit, duke i dhënë fund eksperiencës evropiane.