Kanë filluar punimet në rregullimin e trotuarit nga parku i qytetit në drejtim të Shtëpisë së shëndetit

0
321

Përmirësimi i kushteve klimatike ka bërë që edhe projektet në ifrastrukturë të  fillojnë të realizohen në komunën e Buajnocit.

Këtyre ditëve kanë vazhduar punimet në realizimin e projektit të rregullimit të trotuareve nga hyrja e qytetit deri te Shtëpia e shëndetit, projekt i cili për shkak kushteve klimatike dhe stinës së dimrit është dashur ti ndërpres punimet vitin e kaluar.

Sipas shefit të kabinetit të kryetarit të komunës së Buajnocit Sali Salihit këtyre ditëve kanë filluar punimet në vazhdimin, gjegjësisht përfundimin e këtij projekti me vlerë prej 13 milion dinarë me TVSH-në, vitin e kaluar është bërë pagesa e 6 milion dinarëve ndërsa këtë vit do të bëhet edhe pjesa tjetër prej 7 milion dinarëve.

Këtë vit punimet janë duke vazhduar nga parku i qytetit në drejtim të Shtëpisë së shëndetit, ndësa vitin e kaluar pinimet janë kryer nga rrethrrotullimi në hyrje të qytetit deri te ndërtesa e KK./LajmiAL/