9 raste të reja janë konfirmuar me virusin korona në 24 orët e fundit në komunën e Bujanocit, të dhëna këto nga Enti për shëndetësi publike nga Vranja.
Nëse krahasojmë me të njetën periudhë të majit të vitit të kaluar tash kemi pothuajse trefisdhin më pak të të infektuarve.
Brenda 7 ditëve janë konfirmuar 26 persona me virusin korona.
Nga gjithsej 288 qytetarë të testuar në rrethin Pçinjës, 33 ose 11.5 përqind kanë rezultuar pozitivë, nga ky numër 12 nga Vranja, 9 nga Bujanoci, 5 në Vladiçin Han, 4 në Surdulic, 2 në Preshevë dhe 1 në Bosilegrad.
66 pacientë janë të shtruar në dy spitale kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjë, dhe 48 prej tyre janë në terapi me oksigjen. Gjatë ditës së djeshme, 6 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 8 janë liruar./LajmiAL/












