Kandidatët për deputet nga lista KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 3 Prillit, sot kanë zhvilluar takim konsultativ edhe me përfaqësues të arsimit nga të gjitha vendbanimet e komunës së Bujanocit.
Takimi është mbajtur në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ku janë pritur nga drejtori Zejni Fejzullahu me stafin e tijë.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për shum çështje jetike, me theks të veçant fushën e arsimit ku problemet janë të theksuara.
Nga të pranishmit u kërkua që problemet e arsimit shqip dhe mungesës së teksteve shkollore të shtrohen ne instancat më të larra shtetërore.
Drejtori i sh. m “Sezai Surroi” Zejni Fejzullahu i njoftoi kandidatët me kushtet e arsimit shqip si institucioni më i madh arsimor në komunën e Bujanocit në gjuhën shqipe.
Nga ana tjetër kandidatët Shaip Kamberi, Sali Salihi dhe Adnan Salihu u zotuan se problemet e potencuara do ti ngrisin në parlament duke kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë, jo vetëm për tekstet por për çdo problem në arsimin shqip në Luginë të Preshevës. /Lajmi-AL/












