Jabllanica – KF Tërnoci (0:3) edhe tri pikë të tjera për më të mirët

0
396

Djelmoshat e KF Tërnocit për të dytën herë radhazi po korrin fitore, javën e kaluar si vendas ndërsa sot si mysafirë kundër ekipit Jabllanica.

Këto dy fitore KF Tërnocit i kanë sjellë edhe 6 pikë të reja  kështu duke e ngritur në vendin e 7 në tabelë.

Altin Limani, Riza Haliti, Gentrit Ebibi ishin tre golashënuesit që i rrëmbyen tri pikë kundër Jabllanicës.

Postimi i klubit KF Tërnoci:

– Faliminderit gjithë Agallarëve që udhëtuan për në Medvegjë;

– Faliminderit disa shqiptarëve vendas për përkrahjen dhe inkurajim të lojtarëve tanë, dhe për fund;

– Faliminderim i madhë edhe për ekipin nikoqir Jablanica, për mikpritjen dhe respektin e treguar!