Ka filluar vaksinimi nëpër vendbanime, të interesuarit mund të lajmërohen në Bashkësit Lokale

0
293
sdr

Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit sot ka organizuar takim me kryetarët e Bashkësive Lokale dhe përfaqësues të Shtëpis së shëndetit lidhur me organizimin e qytetarëve të interesuar për vaksinim nëpër vendbanime nga ekipi mobil i Shtëpisë së shëndetit.


Nga ky takim është kërkuar që të gjithë të interesuarit që duan ta marrin vaksinën mund të paraqiten te kryetarët e Bashkësive Lokale të cilet do ta përpilon një listë e cila pastaj i paraqitet Shtëpisë së shëndetit.

Në bazë të kësaj liste ekipi mobil i mjekëve do të shkojë në çdo vendbanim ku ka të interesuar.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi bëri të ditur se komuna e Bujanocit do të ofrojë ndihmë logjistike dhe gjithçka që është e nevojshme me qëllim që qytetarët e komunës së Bujanocit, sidomos ata nëpër vendbanime ta kenë më të lehtë ta marrin vaksinën dhe ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë.

Mjekja Afërdita Mustafa njëherit koordinatore e imunizimit potencoi se vaksinimi është shum i rëndësishëm dhe qytetarët duhet të organizohen që ekipi mobil në mënyrë sa më profesionale ta kryejë procedurën e vaksinimit.

Vlenë të theksohet se vaksinimi me vaksinën Astra Zeneka, është sipas dëshirës, ndërsa valsinimi nëpër vendbanime ka filluar nga dita e djeshme dhe realizohet pa patur nevojë të paraqiteni nëpërmjet E-Uprava.