Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë mbledhjes së këshillit komunal sidomos në pikat rreth raporteve të punes me ato financiarë të Qendrës për Punë Sociale dhe Agjenncionit Turistik potencoi se duhet të kenë kujdes rreth pranimit të të rinjëve për aftësimin profesional.
Sipas Arifit ata të cilët e kanë kryer aftësimin profesional nuk do të mund të pranohen për të dytën herë.
“Të gjithë ata që e kanë perfunduar aftësimin profesional nuk do të mund të pranohet prapë edhe nëse koalicioni qeverisës vie në pykpyetje” është shprehur Arifi.
Sipas tijtë një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse i njejti person pas perfundimit të aftësimit profesional ka kryer shkollim të nivelit më të lartë.
Gjatë kësaj mbledhje gjithashtu u potencuan edhe keçpërdorimet e mjeteve për aftësitë profesionale në periudhën e kaluar nga ana e personave të angazhuar, të cilët kanë qenë të angazhuar në një ndërmarrje, ndërkohë që kanë punuar në shtetet tjera të BE-së, gjegjësisht në Gjermani.
Sipas Arifit qëllimi është që të gjithë ata që angazhohen pas përfundimit të jenë të aftë në profesionin e tyre. /Lajmi-AL/












