Kriza aktuale është në fokus, por projektet e planifikuara vazhdojnë. Së fundmi, të rinjtë në Serbi kanë marrë ndihma financiare prej 100 eurosh dhe tani ka informacione zyrtare se do të marrin edhe aq më shumë.
Të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç kanë të drejtë për 100 euro ndihmë shtetërore. Në listën e atyre që i plotësojnë kushtet do të përfshihen praktikisht të gjithë ata që deri në fund të majit mbushin 16 vjeç ose ata që deri atëherë e kanë marrë nënshtetësinë serbe.
Nëse tashmë keni aplikuar për ndihmën e mëparshme prej 100 euro që shteti u ka paguar të rinjve, nuk do të nevojitet aplikim i ri. Përjashtim bëjnë ata që kanë mbushur 16 vjeç ose kanë marrë nënshtetësinë.
Regjistrimi për të tjerët do të bëhet nga data 16 deri më 31 maj. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike, përmes portalit të Administratës së Thesarit dhe i gjithë procesi është i thjeshtë.
Pas pagesës së 100 eurove për të rinjtë në muajin shkurt, siç ka mësuar presheva.com do të paguhen të njëjtat para për të gjithë nga mosha 16 deri në 29 vjeç edhe në qershor.












