Banka popullore do ti dënojë këmbimoret që e ngrisin kursin e euros

0
327

Pasi qytetarët u ankuan dhe mësuan se kursi i këmbimit në këmbimore nuk ishte në përputhje me vendimet e planifikuara, Banka Popullore e Serbisë (NBS) filloi kontrollin e këmbimoreve në Serbi.

Sipas NBS, kursi i shitjes së euros nuk mund të jetë më i lartë se mesatarja zyrtare e vlefshme e asaj dite për më shumë se 1.25 për qind dhe norma e blerjes nuk mund të jetë më e ulët se 1.25 për qind.

– Vërejmë se sipas Ligjit për punë devizore, për këmbimoret që nuk veprojnë sipas rregulloreve të Bankës Popullore, parashihet përgjegjësi kundërvajtëse: për personin juridik është paraparë gjobë prej 100.000 deri në 2.000.000 dinarë dhe gjobë. prej 10.000 deri në 500.000 dinarë për një sipërmarrës – thuhet në faqen e NBS-së.