Hidhet poshtë Kallëzimi Penal kundër Shqiprim Arifit

0
298

Në Nëntor të vitit të kaluar jam ftuar nga Prokuroria e Lartë në Nish për t’i sqaruar vizitat e mia në Republikën e Shqipërisë, gjegjësisht në Tiranë. Kjo si rrjedhojë e denoncimeve anonime nga konglomerati ekonomiko-politik PVDSH, për të më njollosur personalisht dhe justifikuar përvojat e tyre korruptive në pushtetet e kaluara dhe asaj të tanishme.

Vizitat e mia në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës në Tiranë kishin të bënin me themelimin e UBSHR – “Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon”, një organizatë e përbashkët mes Komunave Shqiptare në Ballkan (Tirana, Prishtina, Presheva, Ulqini, Tetova Gostivari, Prizreni etj. .), që ka për qëllim bashkëpunimin në projektet me rëndësi jetike në fushat e Kulturës, Sportit, Trashëgimisë Kulturore, Turizmit, Urbanistikës etj.

Monstroziteti i konjukturave politike ka arritur deri tek denoncimet e paskrupullta në Prokurori për të marrur ndihmë nga institucionet e Serbisë si mashë ndaj oponentëve të tyre politik në Luginën e Preshevës. Krijesat e tilla komploti politik tani më kanë dështuar, meqë kam pranuar këto ditë vendimin e Prokurorisë së Lartë në Nish, ku është HEDHUR POSHTË kallëzimi penal ndaj meje në cilësinë e Ish-Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Theksoj se aktet e tilla antidemokratike kanë për qëllim dëmtimin e bashkëpunimit të vendit tonë me Komunat tjera shqiptare në Rajon. Ndërkaq, metodat sabotuese të moçalit zhytes lokal janë të privuar të dështojnë.

Si gjithmonë, si përherë! Ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar i APN.