Covid-19: 35 Bujanoci, 12 Presheva

0
194

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 681 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 291 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 165 janë nga Vranja, 35 nga Bujanoci, 28 nga Surdulica, 27 nga Vlladiqin Hani, 15 nga Boseligradi, 12 nga Presheva, dhe 9 nga Tërgovishta.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së shtunë.