“Hapja e zyrës së KKSH-s në Medvegjë në mënyrë kalandestine” thotë këshilltari nga Medvegja

0
545

Me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj sot në komunën e Medvegjës është bërë hapja e zyrës së Këshillit Kombëtarë Shqiptarë e cila pritet të adresojë problemet e atyre pak shqiptarëve të mbetur në këtë komunë.

Në rrjetin e tij social kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa, me rasti e hapjes së zyres ndër të tjerash ka shkruar se, ”Medvegja duhet të i bashkoi të gjithë dhe të gjithë të bashkohemi për Medvegjën.

Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat” ka shkruar Mustafa.

Megjithatë hapja e zyres së KKSH-së në Medvegjë qysh në start u politizua nga Mustafa duke mbledhur tërë taborin e tij politik të PVD-së, duke diskriminuar strukturat tjera politike por edhe shum qytetarë të kësaj komune, kështu i thanë lajmiAl nga Medvegja.

Muharrem Salihu këshilltarë në Kuvendin Komunal të Medvegjës, mënyrën e hapjes së kësaj zyre e qyan një tmerr se si vepruan strukturat e KKSH-së.

“Është e tmerrshme, në mënyrë klandestine pas gjitha sakrificave për të arritur deri këtu, pastaj kjo sjellje bie ndesh me marrëveshjen e 4 dhjetorit në Prishtinë, mëkat” ka thënë për portalin tonë Salihu, njëri ndër personat më të zëshëm i cili çështjen e shqiptarëve të Medvegjës e ka ngritur në instancat më të larta Ndërkombëtarë që deri më tash askush nuk ka mundur.

Më 4 dhjetor në Prishtinë me ndërmjetsimin e dy ministrave të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj-Stublla është nënshkruar marrëveshja e subjekteve politikë shqiptarë të Luginës për bashkëveprim për shqiptarët e komunës së Medvegjës.

Zyren e KKSH-së në komunën e Medvegjës do ta drejtojë Lirona Zuka ish kandidate për këshilltar komunal në zgjedhjet e fundit lokale nga lista e PVD-së./LajmiAL/