Shtatë ndërmarrje ikën nga Serbia brenda natës në të njetën mënyrë

0
538

Kemi shembullin më të fundit të një kompanie që mbylli dyqanet pothuajse brenda natës dhe la punëtorët në rrugë.

Zinxhiri i furrave turke “Simit Saray”, pas tre vjetësh biznes, vuri çelësin në të gjitha objektet në Beograd. Pas veti ka lënë pagat e papaguara dhe 15.2 milion borxhe zyrtare, aq sa kompania është bllokuar sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë.

Vetëm një muaj më parë, drynin i aka vërë edhe zinxhiri i i tregëtis me pakicë “Home plus”.

Pronari la më shumë se 100 punëtorë në rrugë, lokalet u mbyllën brenda natës dhe bllokada zyrtare arriti në më shumë se 50 milion dinarë, shkruan Blic.

Brenda natës, edhe disa kompani të tjera u zhdukën dhe të gjitha u tërhoqën nga tregu në të njëjtën mënyrë, me pak fjalë, punëtorët thjesht humbën vendet e tyre të punës pa ndonjë njoftim.

Kompania “Home Plus”, e cila shet furnizime shtëpiake, do të thuhet se ka punuar si “orë zvicerane” deri në mbylljen e saj.

Dyqanet në qendrat tregtare dhe vendet qendrore në Serbi, punëtorë të bashkuar … paga të rregullta.

Dhe e gjithë kjo menjëherë.

Një muaj më parë, pronari mbylli të gjitha dyqanet dhe punëtorët dhe konsumatorët që porositnin mallin, e kanë paguar dhe nuk e kanë marrë atë, të gjithë kanë mbetur në baltë.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Serbisë (BPS), llogaria e ndërmarrjes është bllokuar që nga 30 tetori dhe shuma totale e bllokadës është 55.3 milion dinarë.

Sipas informacionit të “Blic Biznis”, “Home plus” ka borxhe edhe ndaj ndërmarrjeve të tjera me të cilat ka bashkëpunuar.

Këto janë kompani nga zona të ndryshme që kanë patur kërkesa dhjetëra mijëra euro.

Informacioni që kompania ruse “Spilit” u largua nga Serbia dhe la rreth 500 punëtorë pa punë në dy fabrika në jug dhe veri të Serbisë tingëlloi si një bombë.

Disa ditë pas mbylljes së fabrikave në Vranjë dhe Sombor, si dhe një total prej 34 dyqanesh, nuk kishte asnjë gjurmë ose zë nga drejtori, për tu lajmëruar më pas pronari Andrej Hodasevic.

Ai premtoi shlyerjen e borxheve punëtorëve dhe klientëve të dëmtuar, gjë të cilën ai e bëri, por nuk vazhdoi aktivitetin dhe prodhimin. Pronari më vonë pretendoi se ai ishte dëmtuar për 200,000 euro dhe se ai do të sqaronte me punëtorët që morën mallin në gjykatë./LajmiAL/