Sikurse në të gjitha ndërmarrjet komunale në komunat tjera edhe ndërmarrja komunale e Bujanocit nga 1 janari do të aplikojë kamatën (interesin) në fatuar e konsumatorëve në shumën e shërbimeve të Ndërmarrjes Publike Komunalia.
Sipas drejtorit të kësaj ndërmarrje Ruxhdi Halilit kamata do të duhet të aplikohet sipas kërkesës së revizorit shtetërorë i cili disa herë ka kërkuar që të fillohet me aplikimin e futjes së kamatës dhe nga janari i vitit të ardhshëm kësaj nuk do të mund ti shmangemi më, ka thënë Halili.
Halili kërkonë nga qytetarët sidomos ata që kanë obligime ndaj Komunalisë ti shlyejnë ato sa më parë me qëllim që mos të paguajnë kamata të larta ndaj Ndërmarrjes Publike Komunalia./Lajmi-AL/












