Fluturimi i ulët I aeroplanit mbi vendbanime zyrtarisht mister i pazgjidhur?

0
335

Gjatë së dielës një aeroplan ka fluturuar në lartësi më të ulët se zakonisht mbi disa vendbanime të komunës së Bujanocit.

Pavarsishtë se disa media lokale raportuan se është zgjidhur misteri i fluturimit, kompetentët nuk janë në dieni dhe as të njoftuar zyrtarisht për fluturimin dhe qëllimin e tijë.

Është thënë se, aeroplani ka bërë vaksinimin oral të shtazëve të egra, por pa të dhëna zyrtare nga kompetentët.
Lajmi-AL sot ka kontaktuar kryeshefin e Shtabit për situata emergjente Ali Asllanin lidhur me hollësit e fluturimit të aeroplanit.

“Po e kemi parë, nuk ka qenë një por dy aeroplan, fillimisht njeri ka kaluar mbi Llopardincë, Tërnoc dhe në drejtim të Dobrosinit dhe më pas iu ka bashkangjitur edhe aeroplani tjetër. Nuk jemi në dieni lidhur me rastin dhe as që na ka lajmëruar ndokush se do të ketë vaksinim apo edhe aktivitet tjetër mbi teritorin e komunës së Bujanocit.” u shpreh Asllani për Lajmi-AL, duke shtuar se, nëse vërtet ka patur aktivitet të tillë është dashtur që Shtabi për situata emergjente të jetë i njoftuar.

Megjithatë fluturimi i ulët mbi zonat e banuara të komunës së Bujanocit, sidomos në gjendje pandemie dhe pa asnjë paralajmërim te organet lokale, si dhe nga ajo se qytetarët kohëve të fundit janë ngopur me lajme të ndryshme, ka bërë që shumica e qytetarëve të jenë të shqetësuar. /Lajmi-AL.